Daku: Nëse shpërbëhet Kuvendi, këtyre deputetëve duhet t`u merret e drejta e rikandidimit për një mandat

Fajtorë për ngërçin në Kuvend, juristi Shefki Daku, përndryshe njohës i mirë i zhvillimeve politike, i bën të gjithë deputetët aktualë.

Sipas tij, nëse situata nuk tejkalohet dhe Kuvendi nuk bëhet, pos shpërbërjes së Kuvendit, duhet të merret edhe masa shtesë ndaj deputetëve.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese duhet t`ua ndalojë atyre që të kandidojnë sërish në zgjedhjet pasuese, sepse është faji i tyre që nuk kemi institucione.

Cila do të ishte logjika nëse “bllokuesit” rikthen gati të gjithë në Kuvend, përmes një palë zgjedhje ve tjera, të jashtëzakonshme, pyet Daku.

Ata duhet ta ndiejnë peshën e fajësisë për dështimin, sepse kanë marrë përgjegjësi nga qytetarët për t`i përfaqësuar, jo për të bllokuar formimin e institucioneve në një moment kyç për Kosovën, e cila duhet ta fitojë sa më parë betejën politike dhe diplomatike me Serbinë.

Jemi dëshmitarë se faktori vendimmarrës ndërkombëtar po e humb durimin me Kosovën dhe politikanët e saj të papërgjegjshëm, thotë Daku.