Dallaveraj: Problemet me orët e KEDS-it janë teknike, në disa raste mund të përfitojnë konsumatorët
Zëdhënësja e KEDS, Bleona Dallaveraj, në një konferencë për media ka folur për shqetësimet e ngritura rreth problemeve me njehsorët e rrymës elektrike, raporton express.
Ajo ka thënë se nuk ka asgjë të qëllimshme dhe se është një lëshim teknik.
Sipas Dallaverajt, raste të izoluara të tilla ka pasur edhe më herët dhe KEDS i ka trajtuar.
“Kohëzgjatja e tarifave mbetet gjithmonë e njëjtë. Nëse një tari fillon më vonë edhe përfundon më vonë, nëse më herët, përfundon më herët. Pra periudha e tarifës mbetet e njëjtë”, ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu ka thënë se në disa raste kjo mund të rezultojë edhe në favor të ndonjë konsumatori, varësisht nga zhvendosja e tarifës.

