Danimarka i dhuron Kosovës 250 mijë vaksina antiCOVID-19
Shteti i Danimarkës ka vendosur t’ia dhurojë Kosovës 250 mijë vaksina kundër COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se “miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme.”
“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë.Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj!”, ka shkruar Zemaj.