Dardan Molliqaj – Krenar Shalës: Ke ardhë te unë në zyrë, ke kërku me u punësu në Termokos

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, i ka thënë analistit që simpatizon Vetëvendosjen (VV), Krenar Shala, se ai i ka shkuar në zyrë dhe ka kërkuar që ta punësojnë në ‘Termokos’.

Molliqaj mbrëmë në Kanal 10, e ka krahasuar Shalën me Bahri Hysenin e përfolur në aferën ‘Pronto’.

“Ti nuk ke apliku në punë. Ti ke thirrë njerëz me hy në punë”, i ka thënë Molliqaj mbrëmë Shalës.

Tutje ai tha se këto veprime të Shalës paraqesin korrupsion.

“A me ke thirre mu? Ky është korrupsion. Ti po e mbron këtë pushtet [Qeverinë Kurti], njëjtë qysh e ke mbrojtë një vjet Shpend Ahmetin në Prishtinë, derisa nuk të kanë punësu”, vazhdoi Molliqaj, transmeton metro.

Ndërkaq Shala nuk i ka mohuar me zë të lartë këto akuza, në debat thoshte se ai ka pasur dëshirë që të punësohet diku.