DASH i reagon qeverisë për targat: Kurtit nuk i kërkuam implementim në faza, por shtyrje të afatit

Pavarësisht përpjekjeve të sekretarit Blinken për të angazhuar kryeministrin e Kosovës Kurti javën e kaluar dhe për t’i kërkuar atij që të zgjasë afatin e para-regjistrimit të targave, ai refuzoi ta bëjë këtë.

Duke folur për The Pavlovic Today të hënën se çfarë do të bëjë administrata Biden nëse kryeministri Kurti vazhdon t’i thotë jo Sekretarit Blinken dhe Shteteve të Bashkuara dhe, në fund, BE-së, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se mesazhi i administratës së Bidenit për Kurtin është i qartë.

“Përpjekjet tona janë në vazhdimësi,” zbuloi Ned Price.

“Ju e dini që ne lëshuam një deklaratë javën e kaluar për të bërë shumë të qartë besimin tonë dhe besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë se qeveria e Kosovës duhet të zgjasë periudhën e zbatimit,” tha Price për Pavlovic Today.