“Dashnia osht forcë që t’veshë me rrobat e krenarisë”

Martesa padyshim se është një nga momentet më të veçanta në jetën e një çifti, sepse kurorëzon një dashuri dhe shënon një kapitull të ri familjar.

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk e pati aspak problem zgjedhjen e kostumit në dasmën e tij.

Fotografja Bleonitë Duraku ka publikuar fotografitë e një çifti të sapomartuar ku nusja duket për mrekulli me vellon e bardhë, derisa dhëndrri ka zgjedhur që edhe në këtë ditë të mbajë veshur uniformën e FSK-së.

“Dashnia osht forcë që t’veshë me rrobat e krenarisë”, ka shkruar fotografja krahas fotografive të çiftit të ri.