Dauti: Partitë maqedonase janë bashkë kundër drejtorëve shqiptarë
Deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti në komisionin parlamentarë ka kërkuar nga deputetët e VLEN-it që të mos e mbështesin propozimin e VMRO-DPMNE-së përmes ministrit të shëndetësisë për largimin e drejtorëve ekonomik në spitale, shkruan Top24.
“U konfirmua që VMRO, LEVICA dhe LSDM janë bashkë, për largimin e drejtorëve ekonomik. Ata janë kundër pozicioneve të shqiptarëve dhe nënshkrimeve të lidhura.” tha deputetja Dauti.

