Dea Kamberi shpallet ‘Massachusetts’, e para studente nga Worcester që merr këtë titull prestigjioz

Shqiptarja Dea Kamberi është maturante në Doherty Memorial High School dhe është shpallur “Distinguished Young Woman of Massachusetts 2025”, duke u bërë e para studente nga shkollat publike të Worcester që merr këtë titull prestigjioz, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se ky vlerësim i rëndësishëm njeh arritjet e jashtëzakonshme të Deas në pesë fusha kryesore: rezultate akademike, intervistë, talent, aftësi fizike dhe vetë-shprehje dhe do të përfaqësojë shtetin e Massachusetts në garën kombëtare.