Debati Efi-Kiara, ja kë mbështet Mozzik

Efi (Efichenia Dhedhes) dhe Kiara (Kiarita Titi) nga dy mikesha po rikthehen në dy “rivale” që kanë ndarë jo vetëm shtëpinë e “Big Brother” por edhe shikuesit e programit BBV Albania. 

Edhe personazhet publike janë përfshirë në debatin e tyre, ku bie në sy reagimi i Mozzik, i cili ka dalë në mbrojtje Efit.

Duke publikuar një foto të saj në Instastory, Mozzik shkruan: “Meriton përkrahjen time dhe të secilit nga ne. Go Efi”

Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother”, Efi ishte protagoniste e videoklipit të Mozzik “Fatkeqësi”.

image 28