Deçanasi që deshi t’ia dhuronte veshkën Nazlije Sherifit, tejet i mërzitur pas vdekjes së saj
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Nazlije Sherifit, e cila ishte e sëmurë nga veshkët.
Për t’ia mundësuar 19-vjeçares nga Mitrovica shërimin, vullnetarisht ishte paraqitur Valmir Aliçkaj, i cili kishte shprehur dëshirën që t’ia dhuronte veshkën.
Por, pasi ka marrë lajmin se Nazlija ka ndërruar jetë, Valmiri është mërzitur shumë që nuk pati mundësi t’i ndihmonte asaj.
Ramosaj e bëri këtë të ditur përmes një shkrimi në facebook pas takimit me Aliçkajn.

