Dedikim: Bekim Maliqi, ikona e qytetit, do të na mungojë shumë!
Shkruan: Asdren Agushi
Sinonim i dashnisë ,edukatës, qytetarisë, familjarit, shokut, trim e njeri jashtzakonisht i mirë me vlera të larta morale dhe i përkushtuar që në çdo moment të jetë afër gjithë të tjerëve për çdo gjë e me tërë qenien e tij.
Bekim Maliqi,
Ikona e qytetit të Gilanit dhe jo vetëm, do të na mungoj të gjithë neve që e patëm çdo ditë në çdo rast, për gëzime e për dhimbje por kujtimet e mira, dashnia e pozitiviteti që na e la do na e mund dhembjen për hubjen, ikjen e tij në moshën më të mirë.
Sot, në ditën e ndarjes së Bekim Maliqit, nuk u nda nga ne edhe madhështia e tij dhe gjurmët e mira që la pas te çdo gilanas e më gjërë. Ai sot la shumë fotografi me buzëqeshjen e tij modeste dhe dashurinë e madhe që kishte për çdo njerin që e njohu, e pati rastin ta takoj e të ndaj të paktën një moment me të, e që ishin shumë. Ishin pothuaj se të gjithë.
Ngushëllime të gjithve. Për Bekim Maliqin, është e arsyeshme merzia, dhembja për ndarjen nga ky shpirt i bardhë. Por, për Maliqin, duhet të na mbaj të fortë kujtimi i mirë për të, duhet të na mbaj të fort pozitiviteti, dashnia dhe buzqeshja e tij.
Maliq,
Prehu në paqën tënde që e krijove në jetë për përjetësin tënde të merituar në parajsë.
Lamtumirë!

