Dedikim: Dr. Cimi, ike herët por ne do të kujtojmë dhe do të jetojmë me veprat që i le në këtë botë
Vdekja e papritur e doktorit të ri të stomatologjisë, Dr. Rasim Sefiu, ka tronditur sot Gjilanin.
Një dedikim prekës për të e ka bërë anesteziologu dr. Ukshin Ismaili, i cili ka thënë se dr Rasimi iku herët, por do të kujtohet për veprat e mira që i ka lënë në këtë botë.
Dedikimi i Dr. Ukshin Ismailit:
Lajme i trishtë
Sot ne moshen e re iku nga kjo bote ne ameshim doktori juniori i stomatologjise Dr Rasim (Rexhep) Sefiu – Dr Cimi
Të Allahut jemi dhe te Allahu do te kthehemi
Ishte fëmijë, shok dhe koleg i edukuar dhe shume i respektuara tamam mjek me kuptimin e plotë te fjalës.
Dr Cimi ike heret por ne do të kujtojme dhe do te jetojme me veprat , punen dhe te mirat qe na i ke lene ne kete bote.
Lutemi qe shpiri i jote i bardhe dhe humun te pushoj ne parajsë!

