Dedikim për Ismet Pejën: Ah moj kangë, kangë e vjetër, don me mbet veç në letër

Këngëtari dhe rapsodi i njohur kosovar, Xhemajl Berisha ka bërë një dedikim të ndjeshëm për bilbilin e Qabratit e të shqiptarisë, Ismet Peja, i cili sot në mëngjes herët, pa le dielli, iku në amshim.

Sot na iku Ismet Peja

Ah moj kangè kangè e vjeter.
Don me mbet vetem ne leter.
Si perè te vjetra dhe te reja.
Sot na iku Ismet Peja.
Po thonè radiot televizioni.
Sot u ndal edhe mikrofoni.
Te gjith bilbilat e kambit tone.
Per qabrat janè nis po shkojnè.
Mbi Gjakovè fluturojnè.
Njeni tjetrin e ngushllojnè.
Me lot ne sy, flasin n’mes veti.
Ku na mbet thonè Ismeti.
Ai u fik bash si qiri.
Shkoi n’at bot te Qamili.
I ka pranè Isuf Myzyri.
Janè ikona si xhevahiri.
Bashk me jaret qe i ka Shkodra
Te pret miku Bik Ndoja
Edhe Mazllumi jaran i vjeter.
Zani kanga kurr s’do te treten.
Do te jetojnè neper breza.
Perla e shqipes Ismet Peja.