Dedikim prekës për futbollistin Ymer Berisha nga arkitekti Lulzim Behxheti
Vdekja e ish-legjendës së futbollit gjilanas dhe kosovar, Ymer Berisha, ka prekur jo vetëm familjen e tij, po edhe shokët dhe miqtë e tij gjithandej.
Vdekja e Berishës e ka prekur shnumë edhe arkitektin Lulzim Behxheti, i cili aktualisht jeton jashtë vendit. Aio ka bërë një dedikim të veçantë për shokun e tij, të cilin e ka shoqëruar me një portret të punuar prej tij.
‘Sot Gilani u zymtya, sot Gilanin e la edhe nje njeri i mire, i dashtun, i sinqerte, legjende e futbollit Gilanas, mik e shok i vertete…
Ne qe te njohem ne sport, te njohem si te devotshem, te pirpikte, te sakte, trim ne fushe…pusho ne Parajse o artist i artit te futbollit, se e bere lojen me top nje art te vertete.
Do te mbetesh ne zemrat tona si Ymeri, djali i shehrit, sportist e njeri shembullor’, ka shkruar Behxheti.
Ymer Berisha ndërroi jetë dje (e shtunë), në moshën 63-vjeçare, ndërsa varoset sot (e diel) në Gjilan. /Mediafokus.info

