Dedikim: Sot lagjja jonë u bë edhe më e heshtur, e përcollëm Fejzën…

Fitim Guda, këshilltar komunal në Gjilan ka bërë sot një dedikim të ndjerë për fqinjin e tij, këngëtarin dhe instrumentalistin Fejzi Leka, i cili vdiq papritmas.

Sot lagjja jone u be edhe me e heshtur.

E percollem Fejzen…

Para nje jave, Ademin…

Para nje viti Abejen Selami me Edmondin.

Para dy vitesh Ridvanin…

Para gjashte vitesh vellaun Bekimin…

Nje nga nje u shuan dritat e kesaj lagjeje.

Rruget qe dikur gumezhinin nga zeri i tyre, sot duken me te zbrazëta.

Çdo dere ka nje kujtim, çdo oborr nje dhimbje.

Lagjja jone po meson te jetoje me mungesa,
por emrat e tyre nuk do te humbin kurre.

Ata mbeten ne kujtimet tona, ne bisedat tona, në çdo hap qe bejme ne keto rruge ku dikur ecem bashke.

Sepse njerëzit e mirë nuk ikin krejt…ata mbesin ne zemren e lagjes.

Sot axha Fehmi qante me lot e Remziu digjej ne shpirt nga dhimbja.

Fejzen e varrosem prane nipit te tij Ridvanit,
si nje pushim i fundit prane gjakut të vet.

E ne këte dhimbje te madhe, familja Leka tregoi madheshtine e zemres se saj.

Njerez te mire, fisnike e te mrekullueshem, siç i njeh e gjithë lagjja.

Me familjen Leka me zemer!