Dedikimi i mbesës për gazetarin Ganimet Klaiqi: ‘Dajok, të kam premtu që t`qeshun kemi me t`kujtu gjithmonë’

Gazetarja Margarita Rashiti e ka rikujtuar sot dajën dhe kolegun, Ganimet Klaiqi, në 4-vjetorin e vdekjes.  

‘Dajok, te kam premtu qe t`qeshun kemi me te kujtu gjithmone, ashtu sic ti ishe. Por, mallin qe kam per ty, sot e 4 vite, nuk po arrine asnje kombinim shkronjash ta shperfaqe. Klaje, mezi pres diten te takohemi ne Parajse’, ka shkruar Margarita, aktualisht zëdhënëse e Komunës në Kamenicë.

Gazetari shumëvjeçar Ganimet Klaiqi u nda nga jeta më 15 maj 2017, pas një sëmundje të shkurtër, por të rëndë, ndonëse asnjëherë nuk e humbi optimizmin për jetën dhe shpresën për ta kaluar sfidën.

Ganimeti shquhej për anën e tij njerëzore dhe për profesoanlizëm në gazetari.

Pa Ganimetin, gazetaria dhe publicistika në Kosovë janë më të varfa prej katër vitesh./Mediafokus.info