Dedikimi i motrës që të këput shpirtin: ‘Sot isha te shkolla me të pa vëlla’
Motra Alida Rushiti ka bërë një dedikim prekës për vëllain Artanin, pasi ka vizituar shkollën ku ai kishte punuar mësimdhënës deri në momentet e fundit të jetës së tij.
‘Sot isha te Gjimnazi “Zenel Hajdini” me të pa në foto ku dukeshe si i gjallë, vëlla!
Nga zemra i falënderoj kolektivin e shkollës që të kanë kujtuar me këtë shkrim shumë prekës.
Kanë shfaqur respekt të madh edhe pse s’je më në mesin e tyre, por ti e meritoje këtë se ke qenë shumë i dashur me të gjithë dhe je engjulli i të gjithëve!
Nga motra Alida Rushiti’, ka shkruar ajo.
Artan Bunjaku ka ndërruar jetë më 19 dhjetor 2020, në moshën 46-vjecare.

