Dedikimi prekës i babait për Rinorin: Kur prindërit tjerë merren me diplomimin e fëmijëve, unë po merrem me varrin tënd!

Kur prindërit tjerë merren me diplomimin e fëmijëve, unë po merrem me varrin tënd.

Kështu ka shkruar plot emocion babai i të ndjerit Rinor Bunjaku, Fatmiri, i cili sot ia ka rregulluar varrin.

“Ditat po shkojn e mu malli veq pom shtohet. Ditat po hecin e mu syt s‘pom teren. Sod ta rregullova banesen tonde t‘fundit! Sod ku kejt prind e fmive te moshes tende miren me diplomin e tyre, un mirem me varrin tend. Ah me pas mundesi me te hek ty prej ksaj banese e un me qen aty,isha kon ma i lumtur sepse ti ishe arsyja qe un jetoja. Sikur ti te ishe pran meje qdo gje do te shkonte siq esht mas mirti. Por kshtu ish kon jeta per mu. Ti e din sa t‘du djali jem😇❤️”, ka shkruar Fatmir Bunjaku.

Rinor Bunjaku ndërroi jetë tragjikisht në Zvicër më 25 prill të vitit 2019 dhe vdekja e tij ka pikëlluar jo pak shqiptarë kudo./Mediafokus.info/