Dedikimi prekës i Lutës për Nehatin: S’e kam besu që miqësia jonë 30-vjeçare po ndërpritet sonte

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të zëvendësministrit të Bujqësisë, Nehat Ramadani, ka folur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në një dedikim plot emocion, Haziri shkruan se nuk e ka besuar që miqësia 30-vjeçare ndërpritet sonte.

“Ah bre Nehat. Na mërzite shumë. Nuk e kam besu që miqësia jonë 30-vjeçare po ndërpritet sonte. Kam me t’kujtu përjetë për miqësinë e sinqertë, për njerëzinë që e ke shpërfaqë gjithmonë, e për angazhimin e madh në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, miqve e farefisit. U prehtë në paqe shpirti yt i bardhë. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/