Defekt në gypin kryesor, pjesa më e madhe e qytetit të Gjilanit mbetet pa ujë

Për shkak të defektit në gypin kryesor  pjesa më e madhe e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa ujë.

Kompania beson se defekti do të rregullohet gjatë ditës.

Njoftimi:

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë që për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit, konkretisht në gypin transportues dn.400, jemi detyruar që ta ndalim furnizimin me ujë nga FPU Përlepnicë dhe “Guri i Hoxhës”, ku mbi 65% e konsumatorëve në zonën e shërbimit të Gjilanit kanë mbetur pa ujë.

Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar maksimalisht që sa më parë ta sanojnë defektin dhe sipas planifikimeve uji do të rikthehet mbrenda ditës!