Degraduesit e ambientit ‘zbarkojnë’ edhe në Vërbicë të Zhegocit

Persona të papërgjegjshëm dhe me një kulturë të ultë mjedisore, nuk po zgjedhin vend për të hedhur mbeturina, shkruan Mediafokus.info

Çmenduria e njerëzve të tillë, me prirje shkatërruese, ka arritur deri në zonat më të largëta malore, siç është Vërbica e Zhegocit, ku janë sot janë parë skaj rruge thasë mbeturinash.

Rexhep Sejdiu, banor i fshatit, nga mllefi ka ironizuar duke thënë ‘faleminderit që nuk po harroni me naj pru mbeturinat në malësi’.

Njëherësh ai ka pyetur se deri kur do të vetëdijesohemi që duhet ta mbajmë pastërtinë si brenda në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj.

Përndryshe, pakënaqësi ndaj degradimit të ambientit ka shprehur disa herë deri tani edhe Osman Ibrahimaj, një adhurues i madh i natyrës.

“Mjek më të mirë se natyra nuk ka askund në botë”, thotë ai i zhgënjyer për mënyrën si e trajtojnë disa persona ambientin. /Mediafokus.info