Deklarohet Doarsa: Ja pse braktisa GUXO dhe iu bashkova LDK-së
Doarsa Kica-Xhelili, në një rrëfim të saj ekskluziv për Rubikon me Adriatik Kelmendi, ka zbuluar për hetë të parë se cila qe arsyeja që ajo iu bashkua LDK-së, dhe e braktisi Listën Guxo.
”Ajo çfarë ndodhi është se Guxo për mua rrugës nuk ishte më platforma që unë mund ta shihja vlerën e shtuar në kuptim të vizionit”.
”Unë sot jam në LDK sepse LDK-ja ka pësuar reforma”, u shpreh ajo, transmeton klankosova.tv.

