Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për shkaktimin e aksidentit në Koshare të Ferizajt, ku vdiqën pesë persona

I akuzuari Erton Musliu është deklaruar i pafajshëm për aksidentin e qershorit të këtij viti në Koshare të Ferizajt, ku mbetën të vdekur pesë persona.

Këtë deklarim i akuzuari e ka bërë të martën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Shukri Jashari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Shukri Jashari i ka propozuar gjykatës që të zbatohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurat penale, respektivisht masën e paraburgimit.

“Pas shqyrtimit të detajuar dhe mbarimit të hetimeve për rastin konkret, kemi vlerësuar se nuk kemi të bëjmë me vepër penale nga pakujdesia, por kemi të bëjmë me veprën penale me dashje eventuale”, ka thënë prokurori Jashari.