Deklarohet policia për planifikimin e atentatit ndaj Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK’së

Mediat raportuan se organet e drejtësisë gjermane, kanë zbuluar një plan për atentat ndaj disa deputetëve të LDK-së dhe kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhikut.

Në një përgjigje për Gazeta10, zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi thotë se policia i ka marrë masat e nevojshme lidhur me rastin.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Krasniqi.