Deklarohet Rama për nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE

E marta shënon edhe ditën historike të nisjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryeministri Rama ka thene sot se Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.

Postimi i Edi Rames ne Instagram:

Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj🇦🇱❤️🇪🇺