Deklarohet shoferi i autobusit: Më zuri gjumi për një moment
Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic, ka thënë se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm, ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.
“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani,” tha Pranjiç, shkruan portali kroat Dnevnik.hr.
“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë,” shtoi Pranjiç.
Sipas të dhënave të fundit të MPJD’së, në këtë aksident kanë vdekur 10 persona, mes tyre edhe shoferi ndihmës, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe 15 prej tyre janë më lëndime të rënda, përfshirë edhe një vajzë të mitur./Mediafokus.info

