Del në shitje vetura e vjetër 34 vjet, me vetëm 14 km të kaluara
Buick GNX (Grand National Eksperimentale) i vitit 1987, ka përshkuar vetëm 14 km deri më tani. Makina do të dalë në shitje në ankandin e Barrett Jackson më 19 qershor.
Automjeti është në gjendje të shkëlqyeshme, natyrisht, pasi që ka kaluar vetëm 14 kilometra, shkruan Autoblog.
Vetura u krijua nga bashkëpunimi i Buick me McLaren Performance Technologies/ASC dhe nën kapak është një motor 3.6 litërsh V6 me një karikues turbo McLaren dhe intercoolers Garrett.
Motori zyrtarisht kishte 206 kW/276 kuaj fuqi dhe 488 Nm, por disa media shkruajnë se ai në të vërtetë kishte më shumë fuqi se sa thuhet.
Kështu, revista amerikane Road&Track shkruajti në qershor 1987 se ishte 224 kW/300 kuaj fuqi dhe 569 Nm.