Del nga rruga automjeti, humb jetën 24-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjin.
Mësohet se një automjet tip “Benz” ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të saj. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Denis Dedegjonaj dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri N.P.,i cili është transportuar në spital.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi D.D., 24 vjeç, banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P., i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

