Deliu-Kodra: Vjosa Osmani me urdhër të Albin Kurtit po rrezikon zgjedhjet në Kosovë përmes kapjes së KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha sot se shkarkimi i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është veprim politik i presidentes Vjosa Osmani nën urdhrat e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot zbatoi urdhrin politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta kapur edhe një institucion të pavarur kushtetues të Kosovës siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky është sulm direkt mbi KQZ-në dhe kapje e këtij institucioni”, tha Deliu-Kodra.

Veprimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani, sipas deputetes Deliu-Kodra, përbënë shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe ndërhyrje flagrante në institucionin e pavarur kushtetues.