Dëmtohet në sy një tjetër polic në Shqipëri pasi iu hodh kapsolla
Një polic ka mbetur i plagosur në protestën e se shtunës në Tiranë, pasi një nga kapsollat e hedhura nga protestuesit e ka kapur në sy, raportojnë mediat shqiptare.
Lajmin e bëri të ditur vetë policia nëpërmjet një njoftimi zyrtar, pak minuta para mbylljes së protestës.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se efektivi i lënduar është dërguar menjëherë në spitalin “Nënë Tereza”.

