Dëmtohet ura te Liqeni i Badovcit, shoferët përdorin rrugë alternative
Në rrugën Prishtinë-Gjilan janë krijuar kolona të automjeteve si pasojë e dëmtimit të urës të Liqenit të Badovcit, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportimit të sinjalizueve, një pjesë e urës te Liqeni i Badovcit është dëmtuar dhe besohet se kjo ka ndodhur si shkak i të reshurave të dendura.
Për shkak të gjendjes, sinjalizuesit thonë se janë obliguar të përdorin rrugë alternative.


