Spitalet janë vende me mikrobe të rrezikshme për faktin se nuk shihen me sy (1)

DNP /MIK Sabedin Sherifi

Spitalet jane plot me mikrobe te cilet jane veçanerisht te rrezikshme per faktin se nuk shihen me sy. Rreziku i cili nuk shihet me sy ka tendence te injorohet, lihet menjane ose harrohet.

Infermieret jane te rrezikuara veçanerisht nga demtuesit mikrobiologjike, sepse ato merren drejtperdrejt me pacientet e infektuar: me sekrecionet e tyre, ekskrecionet, mostrat e marra, plaget, veshjet dhe shtresat e shtratit. Megjithate ende te gjitha burimet potenciale te infeksionit duhet te trajtohen si ‘te pafajshme’ deri ne momentin kur te provohet e kunderta. Urina e turbullt eshte e tille deri ne momentin kur raporti bakteriologjik konfirmon nje infeksion.

Bakteriet me te zakonshme ne spital jane bakteriet te cilat jetojne normalisht ne zorre ose lekure pa shkaktuar ndonje dem, por qe mund te shkaktojne ndonje problem n.q.s depertojne ne ndonje vend tjeter. Megjithese bakteriet jane te ndjeshme ndaj antibiotikeve, neper spitale jane krijuar shtame te bakterieve antibiotike-rezistente te tilla si Staphylococci dhe Streptococci, duke e bere kontrollin e infeksionit edhe me te veshtire.

Demtues te tjere mikrobiologjike jane veçanerisht te rrezikshem per infermieret shtatzena. Tek semundje te tilla si rubeola, virusi e kalon placenten, duke e infektuar dhe demtuar fetusin.

Varicella zoster (lija) dhe herpes simplex gjithashtu mund te shkaktojne defekte te zhvillimit, ashtu siç mundet edhe citomegalovirusi, ndersa shytat (parotis) mund te shkaktojne infertilitet tek meshkujt.

Infermieret qe punojne ne pavionet e femijeve duhet te jene veçanerisht te kujdesshme ndaj ketyre rreziqeve.

Spitalet perbejne nje ambient ideal per kultivimin e mikrobeve. Ato (mikrobet) ndotin (kontaminojne) kremrat dhe pomadat dhe fshihen neper solucione gjysem te pergatitura ose ne ujin e ndenjur, vazot e luleve, sifone, banjo dhe lares te ndryshem; aparatet thithes (aspiratoret), ventilatoret dhe aparatet lageshtues.

Garzat e perdorura jane te ngarkuara me stafilokoke nga lekura e pacienteve dhe nqs transportohet perhapet neper pavione ose korridore duke shperndare mikrobe potencialisht te demshme.

Ndertesat e spitaleve jane famekeqe per infestimet demtuese nga minjte, pleshtat, mizat, morrat, pellumbat, bile edhe nga macet, qe te gjithe keta mbartin mikrobe ne trupin e tyre dhe ne ato qe eleminojne. Ne spitalet e vjetra, parazitet rriten neper vrimat dhe te çarat e nderteses, nderkohe qe disa projekte spitalesh te rinj e bejne kete problem edhe me te veshtire per t’u kontrolluar, per shkak te tubave te gjate qe perdoren per sherbime te ndryshme duke u krijuar mundesine paraziteve te perhapen neper ndertesa.

Pacientet e spitaleve jane me te prekshem ndaj infeksionit, per shkak te rezistences se tyre natyrale te ulur nga semundja ose medikamentet.

Banjat e perbashketa dhe afersia me pacientet e tjere e shtojne rrezikun e kryqezimit te infeksioneve dhe e bejne ambientin e punes per infermieret me teper te rrezikshem.

Rruget kryesore te infektimit

• Tretja – nga ushqimet e infektuara ose duart e ndotura
• Inokulimi (mbjellja) – nepermjet nje gjilpere te ndotur, si psh Hepatits B ose HIV.
• Implantimi – n.q.s nje prerje ose gervishtje e lekures eshte e infektuar
• Inhalacioni (thithja) – shume mikroorganizma gjenden ne ajer dhe mund te mbijetojne per nje kohe te gjate neper pluhur ose dysheke. Aerosolet, prej nje shiringe mund te mbartin pjeseza atomike te nje organizmi qe gjendet ne ajer, i cili mund te thithet lehte.

Rregullat baze per te mbrojtur veten tuaj kunder infeksionit:

• Lajini shpesh duart
• Mbuloni te prerat dhe te gervishturat e lekures me veshje kunder ujit
• Raportoni çdo aksident ose infeksion
• N.q.s dyshoni per ndonje rrezik infeksioni – pyesni si te veproni kunder tij.

Spitalet duhet te kene politika shendetesore te qarta dhe te publikuara mire per kontrollin e infeksioneve. Disa kane komitete per kontrollin e infeksionit dhe nje infermiere per kontrollin e infeksioneve e cila nderhyn atehere kur nuk zbatohet politika, mbledh te dhena mbi shperthimin e infeksioneve dhe shendetin e stafit, siguron informacion per te gjithe stafin mbi rreziqet potenciale dhe pranon ankesat e stafit. Politikat dhe procedurat e miratuara gjithmone duhet te vendosen ne vende te dukshme, te mbrojtura nga shiu dhe grisjet.

Pastrimi jo i pershtatshem ose i bere ne menyre te gabuar mund te shtoje ne mase te madhe rrezikun e infeksioneve. Mjetet pastruese siç jane kokat e fshesave (te cilat duhet te jene te heqshme), leckat, sfungjeret, furçat per ferkim dhe kovat duhet te lahen çdo dite me uje te ngrohte (se paku 65 grade C) e detergjente dhe te thahen.

Ka te dhena se numri i baktereve ne ajer dyfishohet gjate dhe pas fshirjes se dyshemese me fshese. Pastruesit me vakuum qe kane filtra ajri, ose pambuk te njomur me vaj apo fshesa najloni jane me te sigurte dhe me te efektshem.

Pastruesit me vakuum duhet te mos e kalojne kufirin e lejuar te zhurmes. Qilimat duhet te pastrohen me vakuum çdo dite, siperfaqet e tjera te dyshemese duhet te fshihen me fshese te thate dhe te lahen me detergjente te zakonshem. Siperfaqet mbi nivelin e dyshemese duhet te pastrohen me vakuum ose t’u merren pluhurat me uje dhe mundesisht me detergjente. Dizinfektimi kimik nuk eshte gjithmone i nevojshem.

Dizinfektantet jane aktive vetem atehere kur siperfaqja laget dhe me pas ajo duhet te thahet shpejt. Veshjet duhet te kodohen me ngjyra sipas vendeve te punes – pranimi, kuzhina ose zona me paciente. Derdhjet (materialet e derdhura) qe perfshijne infektime me bakterie duhet te pastrohen me nje dizinfektant me tretesire fenoli. Ato (derdhjet) qe jane te infektuara nga viruse duhet te mbulohen me letra higjenike te njomura me hipoklorit 1% dhe te lihen per 30 minuta.

Mikrobet mund te grumbullohen ne uje dhe te formojne koloni brenda disa diteve. Çdo sasi uji e perdorur per pastrim duhet te derdhet menjehere dhe te shpelahet me uje te paster. Uji ne vazot e luleve duhet te nderrohet rregullisht dhe vazot te lahen dhe thahen perpara se te rimbushen me lule.

Dizinfektim do te thote largimi ose shkaterimi i mikrobeve te demshme. Megjithese ai zakonisht eshte i lidhur me dizinfektantet kimike, mund te arrihet gjithashtu edhe nepermjet nxehjes ose pastrimit. Perhapja e fushatave reklamuese i ka bindur shume njerez se dizinfektimi kimik eshte e vetmja metode e efektshme, megjithese ka pak evidenca (te dhena) qe e mbeshtesin kete mendim.

Dizinfektantet kimike jane te shtrenjte dhe bile mund te jene me pak te efektshem sesa ngrohja (nxehja) ose detergjentet e zakonshem. Ata veprojne ne menyra te ndryshme ndaj substancave te ndryshme, disa inaktivizohen nga uji i forte, ose edhe nga vete papastertite dhe mund te jene te paperputhshem me sapunin apo detergjentin e perdorur. Studimet nuk kane treguar ndonje diference te konsiderueshme te reduktimit te mikrobeve gjate pastrimit me sapun dhe uje ne krahasim me dizinfektimin me solucion kimik.

Per te vepruar me efektivitet eshte e nevojshme nje periudhe kontakti. Keshtu qe, derdhja me shumice e dizinfektanteve neper lavanderi ka me pak efekt sesa nje larje e thjeshte. Derdhja e tyre nuk shkakton gje tjeter veçse nje re me ere te keqe. Sistemet e drenimit duhet te jene te lira, ne menyre qe te largohet shkaku i eres se keqe. Mos perdorni asnjehere dy dizinfektante se bashku. Gjithmone sigurohuni se jeni duke perdorur solucionin me fortesine e duhur dhe mos perdorni asnjehere solucion te vjeter – gjithmone pergatisni nje te ri. Insistoni qe furnizuesit te sigurojne mjete per ndarjen e solucioneve, ne menyre qe te menjanohen derdhjet e koncentratit te dizinfektantit dhe te sigurohen masat e nevojshme.

Larja e duarve pas kontaktit direkt me pacientin/klientin ose pas kontaktit me materiale te ndotura (kontaminuara) per shembull, lodra, shtresat e krevatit, etj, si edhe perpara kontaktit me pacientet/klientet e dyshimte, eshte ndoshta masa parandaluese e vetme, me e rendesishme dhe me e efektshme, si per mbrojtjen e vetes tuaj, ashtu edhe per reduktimin e rrezikut te infeksionit te kryqezuar. Me qellim largimin e maksimumit te sasise se bakterieve, ju duhet t’i lani duart me nje detergjent me klorhediksine 4%. Thajini duart tuaja mire, duke preferuar perdorimin e nje peshqiri te mire me nje perdorim.

Sigurohuni se mund ta eleminoni (hidhni) peshqirin ne nje kosh plehrash te mbyllur i cili ka madhesine e duhur dhe zbrazet rregullisht. Ju nuk duhet ta hapni koshin e plehrave me duart tuaja. Nje pershkrim me i hollesishem i larjes se mire te duarve eshte dhene ne kapitullin 8.5.

Paketojini te gjitha shtresat afer shtratit dhe mos i transportoni pa kujdes. Edhe n.q.s nuk jane te infektuara ose nuk duken te ndotura me sy te lire, ato mund te mbartin mikrobe potencialisht te demshme qe permban lekura e pacientit. Duhet te perdoren dhe te jene te gatshme per t’u perdorur qese me ngjyra te koduara, per nderresat e ndotura ose te infektuara. Veshjet e ndotura gjithmone duhet te shenohen qarte dhe te vendosen ne dy qese, qesja e brendshme ka nje lidhese prej materiali te tretshem ne menyre qe punonjesit e lavanderise te mos kene nevoje te prekin me dore permbajtjen e saj. Nderresat e ndotura me gjak ose fece nga pacientet me hepatit B ose AIDS duhet te digjen ne kremator.

Duhte te kete nje politike te qarte spitalore se kur pacientet duhet te izolohen dhe kur duhet te marrin kujdes infermierik te izoluar. Gjate nje epidemie ne spital mund te perdoret izolimi ne grupe, ne te cilin pavioni ose njesia e tere trajtohet si nje zone e izoluar. Infermieret duhet te trajnohen plotesisht mbi teknikat e infermierise se izoluar. Sa here qe nje pacient trajtohet me kujdes infermierik te izoluar, duhet te behen shenime paralajmeruese te shumta per infermieret dhe per te gjithe stafin tjeter, si dhe per vizitoret.

Perdorimi i veshjeve mbrojtese per kryerjen e disa detyrave eshte bere ritual, shpesh pa ndonje justifikim, por thjesht prej tradites. Perdorimi i veshjeve mbrojtese te pershtatshme mund te luaje nje rol te rendesishem ne mbrojtjen e infermieres nga pacienti dhe te pacientit nga infermierja, si edhe ne reduktimin infeksioneve te kryqezuara. Ne menyre alternative, kjo mund te krijoje nje ndjenje false te sigurise dhe bile te shtoje rrezikun e transferimit te infeksionit.

Perpareset sigurojne nje mbrojtje me te plote se mesallat plastike, por jane me te lehta per t’u pershkuar nga bakteriet ose ndotjet. Ato jane te preferueshme vetem kur duhet te mbrohen krahet dhe shpatullat. Kur perpareset dhe mesallat perdoren per infermierine e izoluar ato duhet te perdoren vetem per nje pacient te caktuar, por mund te perdoren gjithashtu per kryerjen e nje llojshmerie detyrash te infermierise per sa kohe qe jane te pastra dhe te thata.

Rreziku i marrjes se infeksionit nepermjet duarve tuaja pothuajse gjithmone ka te beje me larjen e rregullt te duarve, por dorezat e pastra dhe me nje perdorim mund te jene te dobishme ne situata te veçanta siç jane mbajtja e katetereve ose tubave endotrakeale, ose e gjakut te infektuar apo e feceve.

Maskat, edhe n.q.s perdoren ato te salles se operacionit, jane vetem pjeserisht te efektshme kundrejt aerosoleve te infektuar dhe organizmave te vegjel qe gjenden ne ajer. Edhe n.q.s fabrika e maskave siguron filtrim te mire, ky e humbet funksionin e tij n.q.s maska nuk puthitet mire. Keto maska perdoren gjeresisht, por pavaresisht nga kjo, duhet te kuptohet se ato sigurojne vetem nje mbrojtje jo te plote.

Syzet dhe xhamat mbrojtes mund te mbrojne syte nga sperkatja me gjak te infektuar nga pacientet me hepatit B ose AIDS gjate procesit te lindjes ose kirurgjise dentare.

Mostrat qe dergohen per ekzaminim mikrobiologjik duhet te mbyllen ne qese plastike dhe formulari per laboratorin te mbahet me vete. Qellimi eshte te siguroni qe te gjitha mostrat, pavaresisht se jane identifikuar apo jo nese jane te infektuara, transportohen ne menyre te sigurt.

Duhet te kete nje sistem te vazhdueshem dhe te publikuar mire per etiketimin e te gjitha mostrave me qellim qe te paralajmerohet stafi qe merret me to se me çfare materiali po punon. Kjo eshte e rendesishme per te gjitha mostrat, por veçanerisht per te identifikuar ato te pacienteve te njohur ose te dyshuar se mbartin agjente me patogjenitet te larte siç jane hepatiti B ose HIV.

Duhet te keni parasysh, te trajtoni çdo moster si infeksioze deri ne momentin qe provohet e kunderta.

Duhet te percaktohen politika te qarta per kategorizimin (zakonisht nepermjet kodimit me ngjyra) dhe eleminimin e mbeturinave. Stafi duhet te qartesohet per keto gjate sesioneve trainuese dhe orientuese si dhe te publikohen mire ne spital me ane te posterave ose lajmerimeve. Per te menjanuar konfuzionin, percaktoni sa me pak kategori qe te jete e mundur.

Te gjitha infermieret duhet t’i nenshtrohen nje ekzaminimi mjekesor perpara se te punesohen. Duhet te rekomandohen vaksinimet kunder lise, poliomielitit dhe rubeoles, te kryhen testet e sensitivitetit ndaj tuberkulines si dhe te ofrohet vaksinimi me BCG per personat qe nuk shfaqin reagim ndaj tuberkulines. Gjithashtu te gjithe stafit duhet t’i ofrohet vaksinim kunder hepatitit B, megjithese ky vaksinim nuk eshte shume i perhapur ndermjet infermiereve. Stafit duhet t’i ofrohet trainim dhe te dhenat e fundit shkencore per vet-mbrojtjen nga infeksionet, po ashtu te keshillohet kur te raportoje simptomat siç eshte nje plage e infektuar ose diarreja, apo nje infeksion specifik, si edhe kur te qendroje larg prej pune.

Duhet te raportohen te gjitha shperthimet e infeksionit dhe mesimet e nxjerra prej tyre te aplikohen ne politikat parandaluese.

Çdo spital duhet te kete nje anetar te stafit te caktuar per kontrollin e paraziteve, ndoshta nje anetar i komitetit te kontrollit te infeksionit ose diçka te ngjashme. Duhet te ekzstoje nje liber per ankesat ndaj paraziteve per te inkurajuar stafin te raportoje shenjat e infestimit nga parazitet. Kur projektohen dhe ndertohen ndertesat e spitaleve, duhet te parashikohen dhe vendosen barriera ndaj paraziteve neper tubat qe lidhin sherbimet e ndryshme. Plehrat duhet te mbahen ne minimumin e mundshem dhe produket e hedhura, veçanerisht ato qe permbajne materiale ushqimore ose organike, duhet te eleminohen menjehere.