Demush Vokshi: Zotohem se do të jem zëri i njerëzve të thjeshtë, i familjeve, i të rinjve dhe i çdo qytetari që kërkon një të ardhme më të mirë
Postim i kandidatit për anëtar të Kuvendit të Gjilanit, Demush Vokshi, i cili në listën zgjedhore të LDK-së mban numrin 26:
Si aktivist i devotshëm i LDK-së, zotohem se do të jem zëri i njerëzve të thjeshtë, i familjeve, i të rinjve dhe i çdo qytetari që kërkon një të ardhme më të mirë.

LDK për mua nuk është vetëm parti politike, por është një traditë, një histori dhe një vizion i qartë për të ardhmen e Kosovës.
Jam krenar që jam pjesë e kësaj familjeje politike, e cila gjithmonë ka qenë në krah të qytetarëve, ka mbrojtur vlerat demokratike dhe ka punuar për zhvillimin e vendit tonë.
Besoj fuqishëm se LDK është adresa e ndryshimit pozitiv, vendi ku fjala e qytetarit vlerësohet dhe ku politika bëhet me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim.

Si pjesë e saj, unë angazhohem të jem zëri i njerëzve të thjeshtë, i familjeve, i të rinjve dhe i çdo qytetari që kërkon një të ardhme më të mirë.
Kosova meriton një zhvillim të drejtë, institucione të forta dhe një qeverisje që punon për të gjithë, jo vetëm për pak.
Kjo është arsyeja pse unë besoj në LDK dhe do të jap kontributin tim për të çuar përpara vizionin tonë për një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

