Demush Vokshi zotohet se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Gjilanit, veçanërisht i personave me nevoja të veçanta
Demush Vokshi zotohet se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Gjilanit, veçanërisht i personave me nevoja të veçanta
Demush Vokshi, i cili në listën e LDK-së në Gjilan për Kuvend të Komunës, garon më numrin 26, thotë se personave me nevoja të veçanta nuk u është dëgjuar zëri mjaftueshëm në katër vitet e fundit.
“Do të jem zëri i qytetarëve ne çdo nevojë, e sidomos në aspektin humanitar dhe për personat me nevoja të veçanta, në veçanti në aspektin e infrastrukturës, për t’ua bërë më të lehtë jetën”, zotohet Vokshi.
Demush Vokshi, tash e dy dekada njihet si njeriu që ka bërë shumë për Lagjen e Vishnnjeve, duke avokuar në vazhdimësi për projekte infrastrukturore në këtë lagje.


