“Deni dhe Deti…” vijnë këtë të premte në Tetarin e Gjilanit
Këtë të premte, më 14 mars, nga ora 20:00 vjen në Gjilan shfaqja nga Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit “Deni dhe Deti i thellë i kaltër”.
Shfaqja zbërthen një histori të fuqishme për dashurinë, faljen dhe luftën për të mos u dorëzuar.
Në mes të kaosit, dy njerëz të vetmuar përballen me veten dhe njëri-tjetrin, duke kërkuar mirëkuptim dhe shpresë në një botë që duket se ka dalë nga boshti i saj.
Autor: John Patrick Shanley, regjia: Ana Bateva, luajnë: Liridona Shehu e Alban Krasniqi.
Shfaqja preferohet për audiencat + 18.
“Deni dhe Deti…” është një tragjikomedi e fuqishme që nuk duhet humbur!

