Dënim me burg për vozitje mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar
Janë duke u përgatitur ndryshime të reja të Kodit Penal. Nëse vozitni 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, automatikisht do t’u shqiptohet masa – burg prej 3 vjetëve.
Ky është vetëm një nga propozimet për dënime më të ashpra për shoferët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me të njëjtën masë do të përballen edhe vozitësit që parakalojnë në linjë të plotë, vozisin në korsinë e kundërt, ngasin nën ndikimin e alkoolit, drogës ose nëse nuk i respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.

