Deniza Limani: Kërkoj besimin e qytetarëve për 6 pikat e mia të përzemërta

Deniza Limani është kandidate e listës së LDK-së për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Drejtoresha aktuale e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka zgjedhur të sprovohet edhe në vendimmarrje, sepse asaj i pëlqejnë sfidat dhe ballafaqimi me të tjerët, përmes dijes, përvojës dhe programeve.

Deniza Limani kërkon votëbesimin e qytetarëve për t`i shtyrë përpara 6 premtimet e saj, ku ka dhënë kontribut në vitet e fundit: barazia gjinore, fuqizimi i të rinjve, mbështetja për familjet e dëshmorëve, mbështetja për artistët dhe sportistët, për shoqëritë kulturore-artistike.

Ajo zotohet se do të jetë një zë i fuqishëm i interesit publik në Kuvendin Komunal të Gjilanit, aty ku merren vendimet me rëndësi për të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve.

Që t`i shërbejë këtij interesi, Deniza ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve të Gjilanit, më 17 tetor 2021.

‘Kërkoj besimin tuaj për 6 programet e mia të përzemërta’, thotë ajo.