Deniza shpërthen në lot në koncertin/homazh për viktimat e COVID-19
Është përkujdesur ta organizojë koncertin e muzikës klasike si formë homazhi ndaj 93 viktimave të COVID-19 në Gjilan.
Deniza Limani, drejtoreshë për Kulturë në këtë komunë, ka shpërthyer në lot, derisa foli në këtë koncert, dedikim ndaj këtyre viktimave, transmeton Mediafokus.info.
“Është emocion për mua që të flasë këtu sepse edhe unë e kam humbur njërin nga anëtarët e familjes nga virusit COVID-19. Është e rëndë mënyra kur e përcjell familjarin tënd në mënyrë mizore që s’do të doja askush ta përjetonte”, tha Limani, derisa nuk i mbante lotët.
Ajo nuk harroi t’i falënderoj mantelbardhët, të cilët, sipas saj, kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë gjithë pandemisë, në përpjekje për të shpëtuar jetë njerëzish. /Mediafokus.info/

