Dënohen me 57 vite burgim tre të akuzuar për përfshirje në një vrasje të rëndë
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Xheladin Osmani, kryetar dhe anëtarët Alija Fazlji dhe Arjeta Gashi), ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve:
M.A., R.B., dhe F.F., dhe i ka dënuar me burgim të përgjithsëm prej 57 vitesh.
I akuzuari M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 25 vitesh,
E akuzuara R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 20 vitesh.
I akuzuari F.F., (për veprën penale ndihma në vrasje të rëndë) denohet me burgim prej 12 vitesh.

