Dënohen mjekët që kundërshtojnë vaksinën

Kantoni i Bernës ka ndëshkuar dy praktikues shëndetësorë. Ai gjurmon deklaratat e specialistëve skeptikë në internet.

Cili ishte faji i tyre?

Praktikuesit janë shprehur publikisht kundër vaksinimit dhe kanë këshilluar pacientët të mos i marrin vaksinat, thot “SonntagsZeitung”.

Autoritetet e Bernit i kanë konfirmuar këto raste, por po i mbajnë sekret sanksionet e vendosura, përcjellë lajmin «Tribune de Genève».

Sipas Departamentit të Shëndetit të Bernit, thirrjet nga specialistët kundër vaksinës, në kundërshtim me rekomandimet zyrtare, mund të përbëjnë një shkelje të detyrave profesionale të mjekut.

“Kjo na shqetëson, sepse çdo vaksinim ka rëndësi – “thotë Gundekar Giebel, zëdhënës i Departamentit të Shëndetit në Bern.

Kushdo që shkel këto rregullore i nënshtrohet, ndër të tjera, një paralajmërimi ose një gjobë deri në 20,000 franga. Rastet më serioze mund të çojnë në një tërheqje të përgjithshme të autorizimit për ushtrimin e profesionit.

Kantoni i Bernës thotë se e merr seriozisht çështjen e mjekëve skeptikë ndaj vaksinave. Profesioni mjekësor gëzon një status besimi tek popullata.

Autoritetet shëndetësore kanë frikë se disa profesionistë do të minojnë përpjekjet e fushatës aktuale.

Kjo frikë po bënë që Kantoni të analizojë mediat, internetin dhe rrjetet sociale në kërkim të kundërshtimit të vaksinimit të shprehur nga praktikuesit shëndetësorë.

“Refuzoni testet, refuzoni vaksinimin, refuzoni mbajtjen e maskës.”kishin shkruar dy mjekë nga Berni në Facebook diku në fund të korrikut.

Rastet e tilla nuk janë të shumta, por ato ekzistojnë. Përveç kësaj, ka shumë deklarata të tjera mbi masat shëndetësore, veçanërisht kundër certifikatës Covid, të përshkruara si një “krim kundër njerëzimit”.

Çfarë thotë ligji?

A është i justifikuar sanksionimi i një mjeku që këshillon kundër vaksinimit?

Departamenti ligjor i «Shoqërisë mjeksore të Zvicres frengjishtfolëse » ka analizuar çështjen nga një perspektivë ligjore dhe vjen në këtë përfundim:

“Ligji për epidemitë mund të interpretohet në mënyrë që mjekët të jenë të detyruar të përcjellin rekomandimet e Konfederatës për sa i përket vaksinimit. Mos harroni se kjo e fundit dhe grupi i saj i punës (task forca) rekomandojnë vaksinimin për të gjithë njerëzit mbi 12 vjeç. Si mjek, ju duhet t’ia përcillni këtë informacion pacientit” – shpjegon kryetari, Philippe Eggimann.

Edhe mjekët nga kantoni Vaud mirëpresin përpjekjet e autoriteteve të Bernit në këtë drejtim.

“Kantonet janë përgjegjës për monitorimin e respektimit të ligjit nga profesioni mjekësor. Duke pasur parasysh çështjet aktuale, është mirë dhe e nevojshme që ata të shtrëngojnë vidat për mjekët që kanë dyshime për vaksinimin”.

“Shumica e madhe” janë pro dhe e kanë promovuar atë që në fillim, thekson Philippe Eggimann./MLH