Dënohet ‘Koalicioni për Familje’ për shkak të gjuhës kundër martesave të gjinisë së njejtë
Koalicioni per Familje eshte denuar me 4.500 euro nga PZAP, sipas ankeses se paraqitur nga organizata qe avokon per te drejtat e komunitetit LGBT, Cel Kosova dhe Dylberizmi, me arsyetimin se kandidatët e Koalicionit për Familje kane perdorur gjuhe me qellim te ofendimit, denigrimit dhe me shprehje percmuese ose nenvleresuese ndaj komunitetit LGBT+ ne tubimin ne Peje, pasi qe ne baze te ligjit eshte intepretuar se keto deklarata nxisin ose provokojne dhunen apo urrejtjen ndaj te tjereve.
Sipas PZAP, deklarimi i bartesit te Koalicionit per Familje Eman Rrahmani perben shkelje te ligjit te zgjedhjeve, me deklarimin se “Festivalit Anibar ne Peje, Qeveria dhe Komuna i kane dhene 300,000.00 euro me ju tregu pejaneve se cka eshte dashuria. Mu martu burre me burre e gru me gru, e me i tregu Pejes e Haxhi Zekes se po bojka me u martu burri me burre, e gruja me gru.
Turp ju qofte!
Po ashtu, sipas PZAP, edhe deklarimi i kandidatit Fatmir Smajli ne Peje, perben shkelje te ligjit, me deklarimin se “me lind femren e pamartuar me lind femije, e femijet kur te ju teket me nderru gjinine. Jo! Se une besen po jau jepi se kurre nuk do ta perkrahim kete marri. Po a martohet burri me burre e me met shqiptaria pa ardhmeri?”.
Koalicioni per Familje ka te drejte ankese ne Gjykate Supreme brenda 48 oreve.

