Dënohet me burgim avokati që kërcënoi me vrasje gazetatin Vehbi Kajtazi

Avokati Driton Dobruna është dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi, shkruan periskopi

Aktgjykimi është shpallur sot nga Dibran Jusufi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancë mori pjesë i dëmtuari, gazetari Kajtazi, ndërsa mungoi i akuzuari Dobruna.

Të premten, në shqyrtimin fillestar, Dobruna ishte deklaruar fajtor se ka kanosur gazetarin Vehbi Kajtazi.