Dënohet me burgim të përjetshëm nëna vegane pasi fëmija i saj vdiq nga kequshqyerja

Një grua vegane është dënuar me burgim të përjetshëm pasi djali i saj i vogël vdiq nga kequshqyerja. 

39-vjeçarja Sheila O’Leary, e cila ndiqte një dietë shumë strikte vegane, u shpall fajtore për 6 akuza që rëndonin mbi të, mes të cilave vrasje e shkallës së parë dhe abuzim me fëmijët.

Pasi u shpall vendimi nga Gjykata e Floridës, gruaja nuk tha asgjë përpara gjykatës.

Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, Ryan Patrick O’Leary, është në burg dhe po pret gjykimin e tij.

Djali i saj 18-muajsh peshonte vetëm 7,7 kg kur vdiq, në vitin 2019.

39-vjeçarja Sheila O’Leary e ushqente fëmijën e saj vetëm me fruta, perime dhe qumësht gjiri. /A2CNN