Dënohet me pesë vjet burgim për përhapje të Covid-19
Një vietnamez u dënua me pesë vjet burg për shkeljen e rregullave të karantinës në vendin e tij dhe transmetimin e Covid-19 te disa persona.
Le Van Tri, 28 vjeç, u dënua për “përhapjen e sëmundjeve infektive të rrezikshme te njerëzit e tjerë” pasi udhëtoi në korrik në provincën e tij të lindjes Ca Mau (në jug) nga qyteti Ho Chi Minh në mes të kulmit të epidemisë, sipas një vendimi të bërë publik në faqen e internetit të gjykatës lokale.
I riu u akuzua se nuk respektoi karantinën e tij të detyrueshme 21-ditore në shtëpi kur mbërriti në Ca Mau, një rajon relativisht i paprekur nga virusi në atë kohë, ai kishte rezultuar pozitiv për Covid-19 më 7 korrik.
Sipas mediave shtetërore, tetë persona të tjerë janë infektuar për shkak të tij, përcjellin lajmin mediat zvicerane. /MLH


 
 
						 
						