Deputetes i bie të fikët në foltoren e parlamentit (Video)

Një deputete në parlamentin e Austrisë ka humbur ndjenjat gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku diskutohej për krizën politike, pas dorëheqjes së kancelarit Sebastian Kurz.

Anëtares së Partisë Social Demokratike të Austrisë (SPO) të opozitës, Eva Maria Holzleitner, i ra të fikët teksa ishte në foltore duke mbajtur fjalim, raportohet nga mediat austriake

Holzleitner u rrëzua përtokë, ndërsa kolegët e saj nxituan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.