Deputetet Dërguti e Kadaj dënohen me nga 200 euro për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Deputetet Aida Dërguti e Donika Kadaj janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me nga 200 euro për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Gazi lotsjellës ishte hedhur në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës kur partitë opozitare kundërshtonin marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Gjykata nuk e mori parasysh arsyetimin e deputeteve se veprimet e tyre ishin politike dhe të kryera brenda sallës së Kuvendit.