Deputetët e Kosovës mbollën 1.133 lule për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Në nderim dhe përkujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, nga deputetët janë mbjellë 1. 133 lule.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se kujtimi për 1. 133 fëmijët e vrarë do të jetë i përhershëm.

“Janë mbjellë në kujtim të 1.133 fëmijëve të vrarë, 1.133 luleve të Kosovës që u këputen ende pa çelur mirë”, ka thë ajo.

“Këtu i kemi 1133 lule që do t’i mbjellim bashkë me deputetët e pranishëm në kujtim të përhershëm të secilit prej tyre”, u shpreh Osmani. /mediafokus.info