Deputeti Rudi: Gjykata Speciale është e vetmja shpresë për zbardhjen e atentatit ndaj meje
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fetah Rudi ka rikujtuar atentatin ndaj tij, duke thënë se tash e 20 vjet drejtësia në Kosovë ka dështuar që urdhërdhënësit e këtij atentati të dalin para drejtësisë.
Sipas Rudit, atentati ndaj tij u bë vetëm pse ishte gjithmonë me Dr. Ibrahim Rugovën dhe LDK-në, shkruan Mediafokus.info.
Ai ka thënë se vullnetin për të mos u ndalur asnjëherë e ka gjetur te familja dhe miqtë, të cilët e kanë mbështetur dhe e kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme.
Rudi ka shkruar se Gjykata Speciale është e vetmja shpresë për zbardhjen e atentatit ndaj tij dhe të gjitha vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë.
Shkrimi i plotë:
Qe te jem i forte dhe i pathyshem ne keto vite jo te lehta, me ndihmuan familja qe me qendroi afer gjithmone. Per te vazhduar dhe te jem i lumtur, me ben femijet e mi me sukseset dhe punen e tyre.
Poashtu, kete vullnet dhe energji per te mos u ndalur, ma japin edhe shume miq te mi, qe asnjehere nuk me harruan, por me ndihmuan dhe me mbeshteten ne menyra te ndryshme, si ketu ne Kosove, ashtu edhe mergimtaret tane.
Atentati ndaj meje u be vetem pse isha gjithmone ne krah me Dr. Rugoven, si para, gjate dhe pas luftes. Nga une kerkohej qe te hiqja dore nga LDK-ja e Dr. Rugova. Por une nuk zgjodha nje gje te tille, pasi kjo nenkuptonte qe te hiqje dore nga rruga e shtetndertimit te Kosoves, synim ky i LDK-se dhe Dr. Rugoves. Ky synim vazhdon edhe sot.
Tash e 20 vite, drejtesia ne Kosove, perfshire edhe ate nderkombetare, ka deshtuar qe urdherdhenesit e atentatit ndaj meje te dalin para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar. Por pas dy dekadash, nje drite po shihet ne fund te tunelit. Gjykata Speciale eshte e vetmja shprese per zbardhjen e atenatit ndaj meje dhe gjitha vrasjeve politike qe kane ndodhur ne Kosove.
E ne, e kemi per obligim qe te punojme dhe ta forcojme shtetetin tone, shtet per te cilin eshte derdhur shume gjak.

