Deputetja e VV-së godet opozitën: Do të duhej të tregonin pak njerëzillëk
Në një situatë pandemie, kur do të duhej që edhe ata që kurrë në jetën e vet nuk kanë pasur “njerëzillak”, ta tregonin këtë, ndodhi e kundërta.
Pikërisht ata që kanë zhvatur vendin, që nuk i ka interesuar fakti që populli ynë jeton në varfëri, kanë punuar vetëm për interes të vetin dhe madje edhe rezervat shtetërore i kanë pru ne zero, donin të mos e votonin buxhetin.
Në kohën kur vendi është në pandemi botërore, nuk do të mund të paramendohej eskalimi pa buxhet. Këta dëshironin që kjo të ndodhte.
Por, falë përpjekjeve dhe vullnetit të mirë të disa deputetëve, në orët e para të mëngjesit është miratuar buxheti. Lajmi tjetêr i mirë, është miratimi edhe i Rezolutës për Dialogun.
Për herë të parë në Kuvendin e Republikës, po merren vendime që në prioritet kanë qytetarin./mediafokus.info

