Deputetja kujton personin e saj të dashur: Të duam pafundësisht mbretëresha jonë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka bërë një dedikim prekës në rrjetin social Facebook. 

Këtë dedikim deputetja ia ka kushtuar nënës, të cilën e ka përkujtuar në 6-vjetorin e vdekjes.

Sa shumë dhimbje e mall ke lënë në zemrat tona mami. As nuk mund ta besojmë dot si shkuan këto 6 vite të mjera pa ty.

Na mungon pa fund. Njejtë si edhe të duam pafundësisht mbretëresha jonë, ka shkruar Kryeziu Hyseni. /Mediafokus.info